Gjykata e Posaçme la sot në burg, 3 zyrtarët e policisë që sipas SPAK ndihmuan grupet kriminale në Sarandë për të kultivuar kanabis dhe për ta trafikuar drejt Greqisë.
Tre shefat e policisë u pezulluan nga detyra, por vetëm 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë. Ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarande është në kërkim. I arrestuar është edhe Erdit Hazizaj, ish shef në disa komisariate në vend, kandidat i PD së Berishës për bashkine Roskovec në zgjedhjet e vitit 2023.
Sipas SPAK policët e inkriminuar kanë përdorur SKY ECC dhe flisnin me grupet kriminale për t’i siguruar mbështetje, për t’i këshilluar e për t’i treguar për aksionet antidrogë, gjatë periudhës 2019-2021. ///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror