Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vrasja e katër protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në 2011-ën, teksa po protestohej para Kryeministrisë, u bë me urdhër nga zyra e kryeministrit të atëhershëm.
Në rubrikën “Sy m’Sy”, ku kryeministri Rama bashkëbisedon me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, tha se ai dhe skuadra e tij vendosi të bënte diçka që s’e kishte bërë asnjë tjetër më parë, t’i dorëzonte drejtësisë “shpatën e ndëshkimit”.
Sipas tij, “shpata e ndëshkimit” ka qenë historikisht në duart e pushtetit politik, që e ka përdorur për të bërë edhe “drejtësinë“, duke goditur kë ka pasur oreks të godasë dhe mbrojtur me shpatë, kë ka dashur të mbrojë.
“Imagjino të ndodhte sot, të mblidhej këtu poshtë zyrës sime një popull i tërë dhe nga kjo zyrë të jepej urdhri për të qëlluar dhe të qëlloheshin me plumba të vërtetë, në mish njerëzit dhe të vdisnin katër vetë totalisht të pafajshëm, të parrezikshëm, dhe prokurori dje, SPAK sot, të lëshonte urdhra arresti për një numër personash përgjegjës për gjithë procesin e administrimit të protestës dhe unë t’i jepja urdhër Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, t’i thoshte kreut të Policisë, t’i thoshte SPAK-ut: “Ec nuk arrestohet askush”. Pra me forcën e Policisë të merrja në mbrojtje persona që i kërkon SPAK”, deklaroi Rama.
Ai theksoi se kjo ka ndodhur në Shqipëri, jo para 100 vitesh, por shumë pak kohë më parë, para se të vinte në krye të detyrës si kryeministër.(Arlinda GJONAJ)///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.