Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe me vranësira të pakta transparente pas orëve të mesditës. Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë. Mjegull lokale/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/22 | Diell pak re |
| Kukës | 3/20 | Diell pak re |
| Lezhë | 6/22 | Diell pak re |
| Dibër | 4/20 | Diell pak re |
| Durrës | 7/23 | Diell pak re |
| Tiranë | 7/22 | Diell |
| Elbasan | 6/22 | Diell pak re |
| Berat | 6/24 | Diell |
| Vlorë | 7/22 | Diell |
| Korçë | 3/17 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 5/20 | Diell pak re |
| Sarandë | 7/23 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI