Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik, Greqi. Një shqiptar ka vrarë gruan me thikë dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni. Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:15.
Për shkak të plagëve të shumta 44-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë burri i saj u transferua në gjendje kritike në spitalin ‘Papanikolaou’, ku edhe ndërroi jetë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.///
ME SHUME LAJME
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin
FOKUS – Si të qetësoni dhimbjen e kokës pa përdorur ilace?
Sarandë. Kryebashkiaku Çaçi: Saranda do të ketë edhe dy muzeume të rinj, një arkeologjik dhe një detar