SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Listat, Berisha: Procesi më transparent që është zhvilluar në PD

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, miratimi listat e deputetëve janë procesi më transparent që është zhvilluar në PD.

Berisha e cilësoi miratimin e listave si  “vendimmarrjen më të rëndësishme të këtij 4-vjeçari”.

Berisha theksoi se, “ky është procesi më transparent që është zhvilluar ndonjëherë në historinë e PD, me pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme, me përfaqësimin e të gjitha ndjesive, të gjitha shtresave, nënshtresave, grupeve, komuniteteve të shoqërisë shqiptare”.

Por, shtoi kreu i PD, “këta kandidatë për deputetë kanë avantazhin sepse janë njëkohësisht përfaqësuesit e koalicionit më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria në 32 vite. Ky koalicion që bashkon rreth 25 parti, të cilat pa PD-në, përfaqësojnë pothuaj një të tretën e elektoratit shqiptar”. “Kjo përbën një avantazh të fuqishëm për aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe PD-në, një avantazh i cili ka goditur thellë në dëshpërim palën kundërshtare, që në fakt është në kaos të vërtetë”, tha Berisha.

Berisha theksoi se, “koalicioni për ‘Shqipërinë Madhështore’ paraqitet para shqiptarëve me listën më dinjitoze që është paraqitur ndonjëherë kjo parti, me luftëtarë të vendosur të kauzave të drejta të kësaj partie, të cilët në 4 vite kanë bërë betejat më të fuqishme që ka njohur opozitarizmi në Shqipëri”, tha ai.

“Paraqitet me specialistë të shquar, me përfaqësues të inteligjencës shqiptare, të diasporës, të komuniteteve të ndryshme dhe ndonjëherë nuk ka pasur ndonjë përfaqësi kaq të plotë para zgjedhësve shqiptarë. Përfaqësohen gra të shquara, të rinj të vendosur dhe energjikë”, u shpreh Berisha. Kreu i PD, theksoi se, “kryesia do bëjë përzgjedhjen përfundimtare të këtyre kandidaturave”.(Gjergji MIMA///

error: