ish-drejtori i seksionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, gazetari Elez Biberaj ka reaguar lidhur me mbylljen e Zërit të Amerikës, krijuar më 1 shkurt 1942 nga qeveria e SHBA-ve.
Në një postim në rrjetet sociale, Biberaj shprehet se “Zëri i Amerikës, një fener shprese dhe i së vërtetës për qindra miliona anembanë globit, u mbyll sot në emër të reduktimit të burokracisë federale”.
“Për më shumë se tetë dekada, VOA ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke prezantuar besnikërisht politikat e SHBA-së, avancimin e interesave kombëtare dhe duke shërbyer si një burim i besuar i lajmeve të besueshme për miliona në rajonet e privuara nga informacioni”, thekson ai.
Ai nënvizon se “vendimi për të çmontuar një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Amerikës do t’i shkaktojë dëm të thellë imazhit të SHBA-së, interesave të saj globale dhe promovimit të vlerave demokratike – dëm që asnjë kundërshtar nuk mund ta arrijë kurrë. Sot shënohet një kapitull thellësisht i trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën”.(Almarina GEGVATAJ)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI