Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka marrë masa për lirimin nga detyra të stafit të ambasadës në Athinë.
Burime nga zyra për shtyp e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme konfirmuan për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “janë marrë masa për lirimin nga detyra të stafit të ambasadës në Athinë”.

Gjithashtu zyra për Shtyp e MEPJ konfirmon se Cakaj ka kërkuar largimin e ambasadores Adriana Hobdari.
Gjithashtu Cakaj ka kërkuar emërimin e një ambasadori të ri të Republikës së Shqipërisë në Athinë tek Presidenti i Republikës

“Cakaj gjithashtu ka kërkuar largimin e ambasadores Adriana Hobdari dhe emërimin e një ambasadori të ri tek Presidenti i Republikës”, shprehen burimet nga MEPJ./
Mesohet se prej kohesh ambasadorja dhe stafi i selise shqiptare ne Athine eshte akuzuar per veprime korruptive ndersa shoqata e emigranteve shqiptare pas kritikave per cilesine e sherbimeve ne ambsaden shqiptare kane qene ne pritje per ndryshime ne njesine me te madhe diplomatike te Shqiperise ne Greqi .///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI