Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka publikuar sot fletët e votimit për 12 qarqe të vendit për zgjedhësit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Celibashi thekson se “fletët e votimit për zgjedhësit Jashtë Shqipërisë kanë të njëjtën përmbajtje si fletët e votimit brenda vendit, por përmbajnë një element dallues të veçantë”.
Kujtojmë se KQZ ka miratuar sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qark për zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Nga përpunimi i të dhënave në Platformën Elektronike të Regjistrimit, rezulton se numri i zgjedhësve të regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë është 245,808. Sasia e fletëve të votimit është e barabartë me numrin e zgjedhësve, duke i shtuar 2%. Ndaj, sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen për votimin nga jashtë është 250.724 fletë votimi në total
Vendin e Numërimit të Votave nga Jashtë do të jetë në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës “Feti Borova”. (Marseda QEFALIA).///












ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI