Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, tha se PS ka mundësi që të marrë nëntë mandate deputetësh në këtë qark. Sipas tij zgjedhje e 11 majit do të nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Deklaratat Çuçi i bëri gjatë një takimi me simpatizantë dhe anëtarë të PS-së në Rajonin 2 të qytetit të Vlorës.
“Janë të gjitha rrethanat për ta kthyer në një rezultat historik. Kemi rikthimin e Damianit i cili ka drejtuar në mënyrë të shkëlqyer qarkun e Vlorës më shumë se 6 vite dhe ka udhëhequr dy beteja shumë të suksesshme për Partinë Socialiste. Sot kemi mundësinë historike për të bërë një tjetër rezultat historik për të marrë mandatin e nëntë. Janë zgjedhjet që do të nxjerrin qeverinë që do të firmosë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi Çuçi.
Të pranishëm në takimin ishin edhe kandidatët e tjerë për deputetë, Pirro Vengu, Mjaftesa Sulaj dhe Damian Gjiknuri. Qarku Vlorë dërgon në Kuvend 12 mandate deputetësh. Në zgjedhjet e shkuara parlamentare PS fitoi 8 mandate.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI