Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëkohësisht drejtuese politike për Sarandën, Delvinën, Konispolin dhe Finiqin, tha sot se zyra elektorale e Partisë Socialiste në Delvinë po shkel legjislacionin dhe duhet mbyllur.
“Ndodhem në qytetin e Delvinës, këtu janë ambientet e KZAZ-së për Bashkinë e Delvinës. Sipas legjislacionit zgjedhor çdo zyrë elektorale do të duhet të ketë një distancë të paktën 300 metra larg KZAZ-së dhe larg qendrave të votimit. Në këtë ambient do të jetë KZAZ-ja siç është aktualisht, dhe do të jenë edhe dy qendra votimi në ditën e zgjedhjeve”, tha Zhupa.
Sipas Zhupës, “Partia Socialiste, kandidatët e saj të listës së hapur, kanë shkelur legjislacionin zgjedhor dhe udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve duke hapur një zyrë elektorale jo më pak se 50 metra larg KZAZ-së”.
“Pra, sapo zbret shkallët e KZAZ-së t’i ke propagandën e Partisë Socialiste që pret votuesit ditën e zgjedhjeve apo administratën zgjedhore gjatë punës së tyre në KZAZ”, tha Zhupa.
“Kjo është e ndaluar nga ligji dhe i kërkojmë Komisionerit Shtetëror që menjëherë të marrë masat për mbylljen e kësaj zyre elektorale në qytetin e Delvinës”, nënvizoi deputetja e PD./(Marseda QEFALIA)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI