SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë.Policia Rrugore po paraprin me masa të shtuara sezonin turistik që ka trokitur tashmë.Komisar Blerim Tafçiu: Tolerancë zero ndaj shkelësve të rregullave.

Policia Rrugore po paraprin me masa të shtuara sezonin turistik që ka trokitur tashmë.

NJOFTIM PËR SHTYP – SIGURIA RRUGORE

Policia e Shtetit dhe Komisariati i Policise Sarande vijon punën për rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve. Për këtë arsye, po merren masa të shtuara kontrolli dhe monitorimi në të gjitha akset kryesore të rajonit tonë.

Disa nga masat që po ndërmerren janë:
• Rritja e patrullimeve në zonat me risk të lartë për aksidente.
• Monitorimi me radarë dhe alkooltest për të ndaluar shpejtësinë e lartë dhe drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.
• Vendosja e pikave të kontrollit për të parandaluar shkeljet e rënda të Kodit Rrugor.
• Shtimi i kontrolleve për përdorimin e rripit të sigurisë dhe telefonit gjatë drejtimit të mjetit.

Policia Rrugore e Sarandës, më tej bën apel për disa momente që neglizohehn shpesh nga drejtuesit e automjeteve dhe që janë burim i aksidentgeve

” Apelojmë për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit!
• Respektoni kufizimet e shpejtësisë.
• Mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit.
• Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të automjetit.
• Jepni përparësi këmbësorëve dhe përdorni rripin e sigurisë. Faleminderit për bashkëpunimin!

I pyetur nga media dhe sarandaNwes al lidhur me Deklaratën e mësipërme Shefi i Policisë rrugore të Sarandës, Komisar Blerim Tafçiu vuri në dukje se “Policia e Shtetit do të vijojë me tolerancë zero ndaj shkelësve të rregullave, me qëllim mbrojtjen e jetës së të gjithë përdoruesve të rrugës./sarandaNews.al///

error: