Ina Zhupa, kandidate për deputete nga demokratët në mandatin e ri në Parlament, dhe drejtuese politike e PD- për katër degët e bashkive (Sarandë, Delvinë, Konispol, Finhiq), gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, preku disa këndvështrime mbi vizionin e saj për mandantin e PD me sigurinë e fitors së opozitës .
E afirmuar për një vokacion të dallueshëm jo vetë në Komisionin e Mediave në Parlament po edhe për konsistencën e debatit dhe frymën polemizuese për rrezikun që i vjen trashëgimisë kulturore shekullore me fokus Butrintin e famshëm prej disa ligjeve; Zhupa ka ndarë në këtë takim qëndrimin e saj për disa problemtika të njohura po edhe te ngritura nga njerëzit e mediave.


Gëzetarët Bardhyl Bekjo, Sofokli Mekshi, Shkëlqim Hajno, Shpresa Dine, Limoz Didani ,Gjergji Mano ,etj, prekën në pyetjet e tyre aspekte të tollovisë se premtimeve nga pozita dhe opozita, po edhe çështje të mprehta si turnizmi dhe premtimi alekdotik i përsëritur për furnizimin me ujë 24 orë të banorëve në Sarandë, Ksamil e tj,.


“Partia Demokratike do të anulojë menjëlherë Ligjin e Investimeve Strategjike, -deklaroi Zhupa, duke e ilustruar këtë edhe me impaktin negativ të këtyre inmvestinmeve mbi pasuritë publike të shtetit shqiptar dhe trashegimisë kulturore kombëtare.
Kampusi Universitar do t’i kthehet arsimit, për të cilin u ndërtua shumë vite më parë, u theksua në kët takim, duke përmendur mjegullën e përhapur deri më sot për shkak të zvarritjeve nga disa dikastere të qeverisë Rama.
Ina Zhupa , sikurse pritej shprehu bindjen e fitores së pesë ose gjashtë deputetëve në Qarkun e Vlorës.
“Furnizimi me ujë të pijshëm,të cilën partia në pushtet e ka kthyer në gangrenë, nuk do të jetë problem nën udhëheqjen e Partisë Demokratike”.- vuri në dukje Zhupa, duke ironizuar me qeverisjen e PS-s e duke theksuar kishte plot dymbëdhetë apo trembëdjhjë vite qeveriosje, përse nuk e bënë realitet?!
Disa nga problematikat e tjera të cekura nga gazetarët dhe Zhupa ishin menaxhimi i keq i plazheve, mungesa e aksesit të publikut në këto plazhe, çmimi i naftës për peshkatarët e Sarandës, etj,.
Kreu i Degës lokale të PD, Shpëtim Ahmeti, falënderoi pjesëmarrësit në këtë bashkëbisedim duke i ftuar të jenë të pranishëm edhe në momente të tjera të fushatës së demokratëve,

Në takimin e mësipërm, kandidatja Ina Zhupa shoqërohej nga kryetari i Degës së PD,-s Shpëtim Ahmeti , drejtuesi i fushatës dhe sekretari i Degës, Artan Rumani, etj,./ Teo GËRXHUNI-SARANDANEWS.,AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI