Kandidati i PS-s Ardit Bido në një dalje publike preku sërish atë që e konsideron ‘thembra e Akilit” te kundërshtarët politikë.
“Doktor, me absurditete madhështore do ta bësh fushatën? Aleanca e Antishqiptarisë Madhështore foli përsëri, këtë herë me “zërin e madhështorit” Fredi Beleri. Dhe çfarë na tha? Që minoriteti grek në Himarë qenka i dëmtuar… ngaqë ai u ndalua të hyjë në Kuvend, pasi u kap duke blerë vota. Po që kur drejtësia shqiptare u bë problem për minoritetin, doktor? Apo kur prek aleatët e tu? Ndaj, doktor, na e thuaj njëherë: është minoritet grek Nivica, Shën Vasili, Lukova, Piqerasi, Sasaj, Borshi, Çorraj, Fterra, Vunoi, Piluri, Kudhësi, Dhërmiu, Palasa? Apo thjesht për interesa elektoralë e bëni etninë me listë votimi? Doktor, do të na kthesh një përgjigje? A janë minoritete greke edhe Kallarati, Kuçi, Tërbaçi, Bolena apo edhe vetë Himara? Nëse do të vazhdoni të luani me identitetin e qytetarëve, mos u çudisni kur ata t’ju përgjigjen jo si “grekë”, as si “shqiptarë”, por si njerëz me dinjitet, që nuk shiten! Bashkë, shihemi në Parlamentin e shqiptarëve. Ti merre lavdinë me Belerin, ne merremi me punën./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI