Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha siguroi sot se nga Policia e Shtetit dhe administrata shtetërore do të largohen të gjithë ata që janë të inkriminuar.
Gjatë prezantimit të programit për sigurinë dhe rendin, Berisha shprehu bindjen se ka shumë punonjës të zbatimit të ligjit, të cilët mezi presin të bëjnë ligjin, të lejohen të bëjnë ligjin”.
“Ata që sot me hijen e krimit trembin qytete dhe qytetarë, i garantoj që nesër, kudo që të jenë, edhe në shpellat më të largëta të këtij planeti, do gjenden dhe do marrin ndëshkimin që meritojnë. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Por kjo betejë do nisë me krimin qeveritar. Do nisë me ministrat, bashkëpunëtorë të kriminelëve, mburojë e kriminelëve”, tha Berisha, ndërsa paralajmëroi betejë me zero tolerancë.
Berisha siguroi se “do të ndërmerret me vendosmërinë më të madhe lufta me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit”.
“Këto dy faktorë bëjnë jetën e shqiptarëve të pasigurt dhe mbjellin pasiguri tek çdo qytetar.
Këto dy faktorë varfërojnë progresivisht shqiptarët, i detyrojnë të largohen nga Shqipëria dhe ata që mbeten, mbeten në pasiguri të plotë. Këto dy faktorë janë të lidhur organikisht me njëri-tjetrin”, tha ai.
Berisha siguroi se nga organet e Policisë së Shtetit do të largohen që të gjithë ata që janë të inkriminuar.
“Dosjet me 1 milion faqe të ardhura, të bisedave telefonike që dëshmojnë lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën do zbardhen dhe do bëhen publike në mënyrë që shqiptarët të ndahen nga bota e krimit. Të ndahen nga droga dhe t’i rikthehen ligjit, t’i rikthehen të drejtave të tyre, t’i rikthehen vendit të tyre dhe shpresës. Nga administrata shtetërore do dalin para ligjit të gjithë ata të cilët kanë mbajtur lidhje me krimin si dhe të korruptuarit. Kjo është një luftë për ekzistencën e Shqipërisë, nuk është një luftë për karrigen e askujt”, shtoi ai.(Maela MARINI).///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.