Sot në hapjen e madhe të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në sheshin “Skënderbej”, çdo qark përfaqësohej edhe me një interpretim artistik. Për qarkun Gjirokastër përfaqësues ishte Golik Jaupi i Tepelenës me grupin e tij të famshëm të isopolifonisë.
Siç mëson Argjiroja.net, Goliku do të interpretojë këngën “Hapu moj Evropë ergjënde”, të cilën e ka kënduar edhe në Bruksel 6 vite më parë kur Shqipërisë iu bllokuan negociatat.
Sot vendi ynë negocion me BE-në dhe siç thotë kryeministri Rama anëtarësimi do të ndodhë brenda vitit 2030. Fushata e PS-së këto zgjedhje ka në fokus anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Ndiqni në videon më poshtë këngën e cila do të interpretohet në sheshin “Skënderbej” sot në mesditë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI