Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme dhe të larta transparente.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 6-14 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/19 | Diell re |
| Kukës | 5/18 | Diell re |
| Lezhë | 9/20 | Diell re |
| Dibër | 7/18 | Diell re |
| Durrës | 12/22 | Diell re |
| Tiranë | 10/23 | Diell re |
| Elbasan | 8/23 | Diell re |
| Berat | 8/24 | Diell re |
| Vlorë | 12/23 | Diell re |
| Korçë | 5/17 | Diell re |
| Gjirokastër | 9/22 | Diell re |
| Sarandë | 11/23 | Diell re |
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese