Aeroporti i Vlorës do të bëjë fluturimin e parë brenda disa ditëve. Lajmin e ka bërë me dije gazetari Berat Buzhala përmes një videoje që ka postuar në rrjetet sociale. Ai shprehet se këtë ‘sekret’ ia ka rrëfyer një prej inxhinierëve që i ka kërkuar dhe të mos e bëjë të madhe, por që ai nuk mund të rrinte pa e dhënë këtë lajm. Në tetor pritet hapja zyrtare me fluturime të rregullta.
“Brenda disa ditëve, pritet avioni i parë. Akoma nuk e kanë bërë publike këtë gjë, por unë erdha dhe pyeta inxhinierët dhe u thashë ‘kallxomë vllau jem kur po bëhet fluturimi i parë”. më tha, “mos e bëj shumë të madhe, por pritet brenda disa ditëve”. Ndërsa në tetor do të ketë fluturime të rregullta. Ky vend do të jetë një aeroport 24/7. Mezi pop res të vij këtu dhe të shoh që gjithçka të jetë funksionale. Tashmë është gjithçka drejt fundit. Siç e shikoni, kulla gati, terminali gati, vetëm po nisemi,”- dëgjohet të thotë Buzhala në video.
Tani pritet të verifikohet edhe fjala e kryeministrit Edi Rama se me përfundimin e aeroportit te Vlorës do të nisë ndërtimi i aeroportit të Sarandës. Këtë premtim ( me zë e figurë) Rama as qe e zuri në gojë ne takimin e fundit elektoral në Sarandë.///
ME SHUME LAJME
Berisha: PD nis shumë shpejt përgatitjet për zgjedhjet vendore
“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik
Ksamil. Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski në zonën e pushuesve, ndëshkohet me gjobë 500 000 lekë të rinj bllokim mjeti.