Me njerëzit, për njerëzit!- kjo është deviza e takimkeve të kandidatit socialist për deputet, Gjergji Mërkuri këto ditë të fushatës elektorale.



Me modestine e tij të njohur dhe sinqeritetin e komunikimeve, Mërkuri ka vijuar takimet intensive here me grupe më të zgjeruara e here me të vogla bashkebiseduesish, me gra, te rinj, mesuese, njerëz te punes dhe biznesit.


” Isha i nderuar të dëgjoja nga afër zërin, shqetësimet dhe vizionin e grave të qytetit tim. Ato janë forca e qetë që mban gjallë familjen, komunitetin dhe shpirtin e këtij qyteti.0 u shoreh nje dite me parë Mërkuri.
“Në këtë rrugëtim si kandidat i Partisë Socialiste, angazhimi im është i palëkundur: Të jem përfaqësuesi dhe aleati i qytetarëve në çdo kauz që na prek të gjithëve.
Programi ynë synon fuqizimin e mëtejshëm të gruas përmes politikave që mbështesin punësimin dhe krijimin e mundësive të barabarta. Por më shumë sesa me premtime, unë vij në këtë garë me përkushtimin dhe besimin se bashkë mund të bëjmë më shumë për Sarandën tonë, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë.”
Gjergji Mërkuri nuk harron asnjëherë mirënjoihjen.
“Faleminderit për fjalët, buzëqeshjet dhe energjinë pozitive. Kjo është Saranda që dua të përfaqësoj me krenari!”- pohon ai ne çdo takim me përuljen e fisme që ështe nje ADN e karakterit te tij si njeri/(Joana VANOVA-SARANDANEWS.AL)///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri