Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje shiu, me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër, përqendruar në relievet malore të vendit pas mesditës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Mjegull e dendur lokale/mjegullinë në zonat luginore gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes, dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/22 | Diell re shi |
| Kukës | 9/19 | Diell re shi |
| Lezhë | 12/23 | Diell re shi |
| Dibër | 9/19 | Diell re shi |
| Durrës | 13/23 | Diell re shi |
| Tiranë | 13/24 | Diell re shi |
| Elbasan | 12/24 | Diell re shi |
| Berat | 11/24 | Diell re shi |
| Vlorë | 13/23 | Diell re shi |
| Korçë | 8/19 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 9/22 | Diell re shi |
| Sarandë | 12/23 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Ksamil. Humbet jetën në aksident 20 vjeçari
FOKUS – Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit
Ksamil. Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë drejtuesi i mjetit.