SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: 71 mandate i kemi të garantuara

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se në zgjidhjet e 11 majit, populli socialist i ka garantuar PS-së 71 mandate, por ata synojnë më shumë.

“Sot BE, është gati për ne. Duhet të bëjmë negociatat, nuk duhet të ndalojmë një ditë, o të ndalojmë me muaj të tërë, duhet të vazhdojmë punën me negociatat dhe për këtë na duhet fuqia që populli shqiptarët do na e jap më 11 maj.

Jo aritmetika, jo 71 mandate, se 71 mandate as nuk diskutohet që në të gjitha rastet populli socialist i ka garantuar për ne, por na duhet një fuqi më e madhe. Sepse negociata zhvillohen ne Bruksel, vendimet merren ne Tiranë.

Në Bruksel bien dakort që do bëjmë këto norma, do kalojmë këto masa, do marrim këto ligje, këdo vendime. Duhet të vijmë në Tiranë dhe ti bëjmë pa humbur kohë, pa mbetur në dorën e askujt, por duke pasur fuqinë që t’i bëjmë.” – u shpreh Rama në Elbasan.///

error: