Gazetari amerikan Marc Caputo që punon në SHBA për agjencinë e lajmeve ‘Axios’ i ka bërë një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit, duke u interesuar nëse lideri i opozitës dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në platformën “X”, Caputo shkruan se ka pyetur Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Sali Berishës dhe i thanë se ai mund të udhëtojë në SHBA.
Më tej, gazetari Caputo ka publikuar edhe përgjigjen e marrë nga DASH.
“Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it” – thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit e dërguar për gazetarin Caputo.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI