Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka përcjellë një mesazh qytetarëve shqiptarë 2 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada inkurajon shqiptarët për ushtrimin e të drejtës së votës si një mjet që përcakton të ardhmen, ndërsa thekson se “vota juaj nuk ka çmim”.
“Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim”, shkruan ambasada e SHBA në rrjetet sociale.
Në vend mbahen të dielën e 11 majit zgjedhjet parlamentare.///
ME SHUME LAJME
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje
Kulturë. Së shpejti: Kolegët e tij risjellin regjisorin e shquar, Thoma Milaj
Ksamili nga qytezë pushimesh në trend ndërkombëtar, ndërhyrje urbane për përvojë autentike