Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me organizatën “Active Mobility” dhe partnerë të tjerë në lëmin e arkivave, çeli një ekspozitë fotografike, e cila ilustron përdorimin e biçikletës në Shqipëri, përgjatë shekullit të kaluar.
Në çeljen e kësaj ekspozite pranë instalacionit “Reja”, ishin të pranishëm anëtarë të komunitetit të çiklistëve, qytetarë dhe dashamirës të shumtë të dyrrotakut.
Materialet arkivore të ekspozuara hedhin vështrimin në historikun e biçikletës, që ndër vite u shndërrua në një mjet transporti mjaft popullor. Mes të tjerash, kjo narrativë fotografike dëshmon se ngarja e biçikletave në Shqipëri u përqafua së pari nga qyteti i Shkodrës, për të gëzuar më pas pëlqimin e mbarë vendit.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 15 maj. Ky aktivitet pati mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Fototekës/Muzeut Marubi, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si edhe të një grupi koleksionuesish të pavarur. (Edlira RUZI)///














ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI