Nga Alda ÇUKA
Sistemimi i rërës, çdo prag sezoni plazhi është një rutinë pune e nevojshme në bashkinë e Sarandës. Madje do të përcillej thjesht si një rutinë pune, siç ësht psh: krasitja e pemëve dekorative, apo pastrimi i rrugeve dhe rrugicave të[ Sarandës.


Po ajo që e bën më “të veçantë” sistemimin dhe gërmimin e rërës në plazhet e qytetit, është fakti se mjeti i rëndë gërmues dhe sistemues, hyn pa teklif fare në orën 11.00 dhe nis e gërmon rërën dhe e sposton atë duhet shesh duke e ngritur ne erë si gruri në lëmë.

Ndërkohë, fare pranë mjetit të rëndë, ka njerëz që bëjnë plazh, diku edhe me fëmijë.

Pluhuri ngrihet lart , përhapet deri në karriget e një kafe bari pranë plazhit aty pranë ku në dy tavolina klientët pijnël kafen qetësisht dhe bëjnë sehir sesi mundet që edhe të punohet me mjet të rëndë e me pluhura në orën 11.00 edhe të bëhet plazh! Po djaloshi që drejton mjetin punon me përkushtim, pa u lodhur, që nga buza e detit deri te pjesët e tjera të plazhit.




Njerëzit habiten: përse kjo punë nuk bëhet herët në mëngjes?
Por dikush edhe mund të përgjigjet nga sektori i shërbimeve në bashki: A ç’keni qejf edhe ju qytetarë që nuk dini ç’kërkoni? Ankoheni edhe për pluhur e ndotje mjedisore, pale? Qytetarë tekanjozë dhe mosmirënjohës!! Ja ç’jeni! /sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI