Në aksin Delvinë-Kardhiq vijon me ritme të shpejta rikonstruksioni i rrugës, ndërsa pritet që së shpejti të nisë edhe hapja e tunelit.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video me pamje nga punimet që po kryhen në këtë aks strategjik, që do të ndikojë në rritjen e ekonomisë dhe turizmit të të gjithë zonës,
“Sot në aksin e ri Delvinë – Kardhiq. Së shpejti nis edhe hapja e tunelit të shumë e shumë vite ëndërruar dhe shumë e shumë herë në vite premtuar”, – shprehet Rama.
Aksi i ri rrugor Kardhiq-Delvinë, i mundëson mjeteve me drejtim Sarandën anashkalimin e Gjirokastrës dhe Qafës së Muzinës, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit.
Projekti për ndërtimin e rrugës Kardhiq–Delvinë, është një nga projektet e paketës transformuese për zhvillimin e infrastrukturës me impakt në ekonominë dhe turizmin e vendit.
Kjo rrugë është cilësuar një nga akset më prioritare, që shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana deri në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit///ata///
ME SHUME LAJME
“Merkur.de”: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj
Kulturë. Kolegët e tij risjellin regjisorin e shquar, Thoma Milaj
Pse “Flamingot” nuk po kthehen dot në Lëvizje?!