SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e premte, 23 maj

 Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime të herëpashershme dhe gradualisht shtim vranësirash, mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, kryesisht të përqendruara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit pas orëve të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-13 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër15/24Re shi diell
Kukës12/22Re shi diell
Lezhë16/23Re shi diell
Dibër12/22Re shi diell
Durrës16/25Re shi diell
Tiranë17/25Re shi diell
Elbasan16/26Re shi diell
Berat16/25Re shi diell
Vlorë17/26Re shi diell
Korçë11/20Re shi diell
Gjirokastër14/25Re shi diell
Sarandë15/25Re shi diell
error: