Bashkimi Europian përditësoi sot listën e vendeve qytetarëve të të cilëve do u lejohet hyrja në BE. Për Shqipërinë pritet të shtyhet edhe për dy javë hyrja, për shkak të shifrave të të infektuarve me COVID-19.
Shqipëria ka sot 33 persona të vdekur për 1 milion banorë për shkak të pandemisë COVID-19.
Ndërsa vendi me më shumë viktima në Ballkan është Republika e Maqedonisë së Veriut, e cila regjistron 185 viktima. Pas saj vjen Bosnja dhe Hercegovina me 69 viktima për një milion banorë, Kosova me 59, Serbia me 57, Sllovenia me 54, Mali i Zi me 39 dhe Shqipëria me 33.
Shqipëria ka sot 33 të vdekur për 1 milion banorë, ndërkohë që Serbia, një shtet të cilin Bashkimi Europian nuk e përfshiu në listën e ndaluar 2 javë më parë, e ka këtë shifër 57 viktima për 1 milion banorë.
Dy shtetet me më pak viktima sesa Shqipëria, për 1 milion banorë janë Kroacia dhe Greqia, dy vende anëtare të BE-së, me një varësi të madhe në ekonominë e tyre nga turizmi.//ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI