Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë uroi sot popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ambasada theksoi në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale se SHBA pret të vazhdojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në postimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Shqipëria mbajti zgjedhjet parlamentare në 11 maj, ku fituese doli Partia Socialiste e cila fitoi mandatin e katërt qeverisës me 83 mandate. /(Gjergji MIMA)///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI