SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Dita e Hapur e Avokatit të Popullit,më 9 qershor, ora 11.00

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon në Sarandë aktivitetin ‘DITA E HAPUR”.

Përfaqësuesi i Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit në Sarandë, Arben Guga bëri të doitur për SARANDANEWS.AL se veprimtaria ‘Dita e Hapur’ nis në orën 11.00 në një nga sallat e Bashkisë Sarandë dhe krahas pritjes së ankesave nga qytetarë të Sarandës dhe rajonit të saj, me rëndësi do të jetë edhe prania e drejtorit të Zyrës Rajonale të Kadastrës Sarandë si dhe njerit nga zëvendëskryetarët e Bashskisë.]

Burime pranë Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit vunë në dukje se takimet e Ditës së Hapur nisin në orën 11.00 dhe zgjatin deri në orën 14.00.

Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit në Sarandë, ndodhet në ndërtesën e bashkisë Sarandë, kati i parë. Akltiviteit i saj nisi dhjetë vite më parë. duke regjistruar mijëra ankesa dhe kërkesa si dhe dhjetra raste me iniciativë me fokus problematikat e qytetarit individ në bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol si dhe disa fshatra te Bregut si: Nivicë Bubar, Borsh, Lukovë, Shlën Vasil, PIqeras etj,.

Avokati i Popullit shqyrton ankesat ose kërkesat ndaj: organeve të administratës qendrore, pushtetit vendor dhe të tretëve që veprojnë për llogari të tyre, ndaj policisë, shërbimit sekret, burgjeve, forcave të armatosura dhe pushtetit gjyqësor si dhe ankesa apo kërkesa të tjera që nuk përfshihen në dy seksionet me sipër, bashkëpunon me organizatat joqeveritare si dhe bën studime në fushën e zbatimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Njësia për Parandalimin e Torturës merret me inspektimet dhe vizitat në ambientet ku është privuar liria e individit, me qëllimin për të parandaluar rastet e torturës apo dënimeve të tjera çnjerëzore dhe degraduese./SARANDANEWS.AL///

error: