Ujëvara e Peshturës në fshatin Progonat, Tepelenë vitet e fundit është kthyer në një atraksion duek ofruar një përvojë unike dhe mahnitëse për turistët.
Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur” ndau sot një fotografi të Ujëvarës së Peshturës, një xhevahir i fshehur mes maleve në Progonat të Tepelenës.
“Fotografia “The Power of Nature” ishte pjesë e edicionit të dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Fotografive dhe Video Reels, “Wanderlust in Albania”. Ujëvara e Peshturës në Progonat të Tepelenës, përmes syrit artistik të Stavro Ligorit”, shkruan Rama.
Ujëvara e Peshturës ndodhet në Progonat të Tepelenës e për të shkuar atje duhet të kalohet përmes malësive të Tepelenës.
Zona përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë të cilët në shekuj janë përshkuar nga përrenj të vrullshëm dhe lozonjarë.
Forma të shumta karstike, gropa të thella, shpella të shumta dhe ujëvara është peizazhi që ofron rruga për të shkuar drejt Ujëvarës së Peshturës.(Klodi SARAÇINI)///
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre