SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

MEMORIE. Çeta e Çerçizit.

Nga Dervish Mikel ONJEA

Ceta e trimit me fame Çerçiz Topulli . Ne qender ulur eshte Çerçizi i cili ka ne qafe te varur nje gure me dymbedhjete kende . Ky gure quhet Teslim .Teslim perkthehet Dorezim . Teslimi eshte nje simbol i tarikatit Bektashi por edhe i disa tarikateve te tjera te cilin e vendosin ne qafe anetaret shpirterore qe kane dhene besen per te qendruar ne udhe te drejte ,per te bere vepra te mira ,per te respektuar familjen e prindërit ,per t’ju ardhur ne ndihme femijëve jetime te varferve, te moshuarve te pa streheve, te plagosurve, robërve e te semurëve .

Kane dhene besen per t’i shërbyer Fesë, Atdheut e gjithe njerezisë . Cerciz Topulli si gjirokastrit qe ishte kishte marre dore e ishte pranuar anetar i tarikatit Bektashi tek shenjteria e tij Ali Haki Babai ose sic i therrisnin shkurt Baba Ali Gjirokastra . Baba Ali Gjirokastra ishte djale nga Elbasani i biri i Sulejman Karait ,ai kishte sherbyer per shtate vjete me radhe si tyrbedar i Haxhi Bektashit ku mori edhe graden Baba dhe u emerua Prijes Shpirterore Prind i Teqes se Seid Asim Babait ne Gjirokaster . Baba Aliu erdhi ne postin e Teqes së Zallit ne Gjirokaster i emëruar nga teqeja e Haxhi Bektashit ne vitin 1861 . Ai gradoi shume baballare e dervishe dhe beri shume anetare shpirterore te cilet i kalonin dy mije veta . Midis ketyre antareve ishte dhe Patrioti Çerçiz Topulli e shume patriote te tjere te kohes te cilet moren dore tek Baba Aliu . Nderkohe qe Cerciz Topulli ishte nip ne Kardhiq ku njeri nga dajot e tij ishte i urti, i dijturi e i shenjti, Baba Sulejmani i cili ishte Prijes Shpirteror duke drejtuar Teqen Hajderie ose sic njihet ndryshe Teqen e Shtufit ne Gjirokaster .

Fotua tregon qarte qe Cerciz Topulli ishte nje besimtar dhe anetare muhibe duke mbajtur te varur ne qafe gurin e beselidhjes shpirterore .

Baballaret Bektashi kane qene zgjojtesit e Kombit Shqiptar per Liri per Shtet per Komb per Paqe per Shkolle e per Dituri . Jemi krenar per keta burra qe bene te pamunduren duke sakrifikuar veten e tyre per te miren, per lirinë e per paqen e Kombit tone . Shpirti i tyre u lartesofte ne lulishtet e botes se perjetesise . Amin./(Marrë nga faqja zyrtare e Dervish Mikelit) /sarandaNews.al///

error: