Në Komisionin për Çështjet Evropiane u shqyrtua dhe u miratua me votat e mazhorancës projektligji “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”.
Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku theksoi se është kundër projektligjit pasi në gjykimin e saj merr dhe përgjegjësi dhe të komisioneve të linjës sektoriale parlamentare në këtë rast të Komisionit të Medias.
“Të ardhmen e këtij komisioni e keni përgatitur si një strategji që ka shumë aktivitete, një pjesë e madhe lidhen me lirinë e medias. Çështja e medias është një çështje që edhe në raporte të progresit të vendit dhe në raporte të tjera të përmendura në Parlamentin Evropian, është një çështje në të cilën Shqipëria ka bërë hapa pas dhe është hartuar një rrjetë e tërë legjislacioni që duhet ndryshuar. Më i rëndësishëm është dhe vullneti politik”, tha Tabaku.
Duke iu drejtuar deputetit Erion Braçe, i cili bëri prezantimin e projektligjit, Tabaku ndal edhe tek pikat që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare dhe tregtinë ndërkombëtare. Sipas Tabakut, ligji për investimet strategjike duhet ndaluar.
“Kur u diskutua ky grupkapitull e pyeta zonjën ministre në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë se kur do të fillonte Shqipëria të ndalonte ligjin, sepse në mënyrë të qartë ligji për investimet strategjike duhej ndaluar dhe duhej bërë një kuadër i plotë legjislativ për sa i përket investimeve dhe këtu do të jenë dhe investimet e huaja, sepse Shqipëria ka një ligj të vitit 1993, duhet të ketë një mekanizëm të qartë për analizën e investimeve të huaja”, tha Tabaku.
Sipas Tabakut, ky është një detyrim përmbyllës. Tabaku komentoi gjithashtu edhe projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për investimet strategjike”, i propozuar nga kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi.
“Vura re që kolegu Shalsi ka sjellë një projektligj në parlament që është një paragraf i cili nuk e kryen këtë funksion. Bie ndesh me strategjinë që ju keni prezantuar sot këtu por njëkohësisht dhe me qëndrimin që qeveria ka sa i përket kësaj çështjeje. Një projektligj me një paragraf do të përcaktojë me një vendim të Këshillit të Ministrave një strukturë të tërë dhe një proces të tërë për analizën e investimeve të huaja, që për mua është ky procesi fals i integrimit që po e bëjmë sa për të larë gojën ndërkohë që ne kemi nevojë për një analizë të plotë, për një proces të plotë analize. Ju paraqisni një strategji, qeveria ka detyrime përmbyllëse dhe vini me iniciativa të tilla ligjore. Mora një projektligj për të cilin kam interes, pasi kam prezantuar një projektligj që ka një strukturë të tërë për analizën e investimeve të huaja”, tha Tabaku.(Marseda QEFALIA)///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade