“Pavarësisht se heqja e koalicioneve para-zgjedhore shkon kundër interesit të opozitës, PD nuk mund të jetë kundër listave të hapura”, deklaroi sot ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri.
Ai thekson se, “një parti e djathtë duhet të mbështesë garën, debatin, rivalitetin mes politikanëve përballë votuesve! Talenti, meritokracia dhe konkurenca e lirë mes përfaqësuesve të qytetarëve janë kollona të patjetërsueshme të moralit të djathtë përkundër masovizmit, kolektivizmit dhe solidaritetit të së majtës”.
“Mos mbështetja e listave të hapura është vetëvrasje politike në sytë e opinionit publik”, nënvizon ai.
Sipas tij, “t’i japësh avantazh moral Ramës në kushtet që është, përbën më së paku naivitet politik”.
“Pushteti fitohet me moral dhe jo me vetë-deklarim”, thekson Kulluri.///ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI