Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites priten alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore në lindje të territorit. Në zonën e juglindjes priten reshje shiu afatshkurtra dhe me intensitet të ulët, ndërsa në malësitë e kësaj zone priten reshje në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-8 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/40 | Diell |
| Kukës | 19/38 | Diell |
| Lezhë | 20/38 | Diell |
| Dibër | 18/36 | Diell |
| Durrës | 22/36 | Diell |
| Tiranë | 24/40 | Diell |
| Elbasan | 24/40 | Diell |
| Berat | 20/37 | Diell |
| Vlorë | 22/36 | Diell |
| Korçë | 18/34 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 17/40 | Diell pak re |
| Sarandë | 23/37 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Dy parkingje publike do të ndërtohen në qytet
SPAK: Ballukut iu komunikuan akte të tjera procedurale
Lamallari: Ndotja akustike nuk do të tolerohet në çdo zonë turistike