Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka njoftuar pezullimin e inspektorëve pak javë pasi Kryeministri Edi Rama kërkoi që të pezullohej urgjentisht veprimtaria e AKU-së.
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, u shpreh se do të ngrihet një Komision prej 5 personazh nga Universiteti Bujqësor ku do të vlerësohen me shkrim dhe me gojë inspektorët aktualë të AKU-së, si edhe aplikantët e rinj për punë në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit.
Anila Denaj: Kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimit pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara. Ky urdhër ka në bazë ngritjen e një komisioni të posacëm me 5 anëtarë.
Falënderoj universitetin bujqësor të Tiranës do të ketë 3 anëtarë. Do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë inspektorët e AKU-së. Aplikantët e rinj që do ti bashkohen kësaj trupe do të jenë gjithashtu fokus i veprimtarisë së këtij komisioni për të sjellë në këtë insticion një frymë të re, një qasje të re e mbi të gjitha një etikë të re.
Ky proces do të ketë jo vetëm një analizë të masave e procesve të shkuara por dhe një testim e vlerësim të potencialit tuaj individual në frymë të punës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI