Drejtori i shkollës teknike amerikane, Harry Fultz, e la Tiranën pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit. Kjo ishte një masë e ndërmarrë nga mbreti, për të parandaluar përpjekjet italiane për shtrirjen e ndikimit në vend. Fultz u nis nga porti i Durrësit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë postin e drejtorit të shkollës teknike, që e mbante që prej vitit 1922.
“Harry Fultz” u krijua në vitin 1921 me fonde të Kryqit të Kuq amerikan. Pas Luftës së Dytë Botërore, Fultz do të rikthehej në Tiranë si zëvendësshef i misionit diplomatik amerikan, për t’u dëbuar më pas nga qeveria komuniste në vitin 1946, si person i padëshiruar.
Në vitin 1948, Ministria e Arsimit dhe e Kulturës e cilësonte “të papërshtatshëm” emërtimin “Instituti Teknik i Tiranës” për këtë shkollë profesionale të gradës së mesme. Për këtë arsye, ministria pat vendosur që instituti të quhej në vazhdim “Politeknikumi i Tiranës”./(Edlira RUZI).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI