Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet për vlerësim në Prokurori, pasi më datë 18.07.2025, në lagjen nr. 4, Sarandë, në vendin e quajtur “Limjoni”, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. R., 64 vjeç, i cili nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për autopsi. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Në harkun kohor të tri ditëve të fundit në qytetin e Sarandës janë gjetur rastësisht nga banorët tre persona pa jetë, një prej të cilëve, shtetase e huaj 63 vjeçe që banonte prej vitesh në një apartament në qytetin bregdetar. ./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI