Zjarri i përhapur sot në zonën e Delvinës duket se ka marrë prmasa të mëdha edhe prej dëmeve në të lënduar. Deri më tani 5 persona janë paraqitur në Shërbimin e Urgjencës. Mësohet se atje janë trajtuar për djegie të shkallëve të ndryshme dhe problemeve shëndetësore si pasojë e asfiksimit nga tymi.
Dy raste të tjera u dërguan drejt spitalit të Sarandës. Më herët gjatë pasidites, Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.
Ministria u bëri thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI