Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën banesa, një kishë dhe mijëra rrënjë ullinj në disa fshatra, nën hetim 3 autorët e dyshuar.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e një prej rasteve me më shumë dëme të shkaktuara nga zjarrvëniet në qarkun e Vlorës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë vënë nën hetim 3 shtetas, për të cilët ka nisur procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve”, konkretisht:
- A. M., 56 vjeç, D. G., 60 vjeç dhe S. Ç., 34 vjeç, banues të tre në fshatin Kalasë, Delvinë./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.