Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare kryesisht në relievet malore në lindje e juglindje, të cilat prej orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët përgjatë maleve.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi 7-12m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/34 | Diell pak re |
| Kukës | 18/30 | Diell re shi |
| Lezhë | 20/34 | Diell pak re |
| Dibër | 15/31 | Diell re |
| Durrës | 18/34 | Diell |
| Tiranë | 19/35 | Diell pak re |
| Elbasan | 18/35 | Diell re |
| Berat | 15/33 | Diell pak re |
| Vlorë | 19/33 | Diell |
| Korçë | 12/27 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 15/35 | Diell pak re |
| Sarandë | 17/34 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI