Një tjetër evet arti në Sarandë në pikun e sezonti turistik veror.
Sot në Galerinë e arteve pamore të Bashkisë Sarandë, çelet Ekspozita e skulptorit të mirënjohur Vasil Vasili: “Asnjëherë shumë larg”
Ekspozita me vepra në skulpture “Asnjëherë Shumë Larg” nga Vasilis Vasilis promovohet për artdashësit sarandjotë dhe turistët e shumë në orën 20.00 në Galerinë ART Saranda.
Me këtë rast edhe kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi ka bërë një ftesë publike:
“Bashkia Sarandë ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës së skulpturës “Asnjëherë Shumë Larg”, e artistit të njohur Z. Vasilis Vasili, kuruar nga Zj. Katerina Koskina.
Një ngjarje artistike që eksploron me ndjeshmëri temat e kujtesës, lidhjes dhe distancës, përmes veprave që flasin pa fjalë. Ju ftojmë të jeni pjesë në një mbrëmje frymëzuese, mes miqsh, artistësh dhe dashamirës të kulturës! Në bashkëpunim me: Polites. /SARANDANEWS.AL.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI