Në Finiq, situata nga zjarret po shkon drejt normalizimit, pas ndërhyrjes së koordinuar nga ajri dhe toka.
Një helikopter i Forcave Ajrore ndërhyri nga ajri, ndërsa nga toka u angazhuan 28 efektivë me 8 automjete zjarrfikëse nga MZSH-të e bashkive Finiq, Sarandë, Delvinë, Konispol, Gjirokastër dhe Dropull.
Në operacion morën pjesë edhe 30 trupa të Forcave të Armatosura, 3 zjarrfikëse shtesë, 5 punonjës të shërbimit pyjor, si dhe 40 forca vullnetare.
Aktualisht, puna nga toka vijon me intensitet për të eliminuar çdo vatër që mund të riaktivizohet gjatë orëve në vijim, veçanërisht në fshatrat Dhivër, Shëndre dhe Cerkovicë.
Ndërkohë, banorët po kthehen gradualisht në shtëpitë e tyre.
Autoritetet apelojnë për vigjilencë maksimale gjatë orëve të ardhshme, për të garantuar shmangien e rindezjes së zjarreve.(Arlinda GJONAJ).///







ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.