COVID-19. Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët se në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, konkretisht në Kakavijë dhe Qafë Botë, si edhe Kapshticë për arsye të parandalimit të COVID-19, duke filluar prej orës 13:00, nuk do të lejohet të hyjë për në Greqi asnjë shtetas, përveç shtetasve grek dhe atyre që kanë leje qëndrimi të përhershme në Greqi. Në pikat e kalimit me Greqinë do lejohen vetëm kamionët.
Sipas njoftimit të publikuar sot nga Policia, “Policia Kufitare, bën me dije se edhe pikat e kalimit me Maqedoninë e Veriut, Bllata dhe Tushemishti, si dhe aeroporti i Ohrit janë mbyllur deri në një njoftim të dytë, ku nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të vogla, autobusëve dhe udhëtarëve, ndërsa Qafë Thana vijon lëvizja normalisht”.
Sipas ATSH-s,Policia Kufitare në njoftimin e saj “kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë”.
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre