Saranda është shndërruar sot (09.08.2025)në një disko gjigande me muzike edhe pas orës 24.00!
Të gjithë banorët po edhe turistët jane te detyruar të ndjekin muzikën ne kupë të qiellit. Është njëlloj ‘zbori’ që u bëhet me detyrim banorëve!…
Nga dialogu i qytetarit me Sallën Opertive te Policisë në Sarandë:
ORA 24.20 :
Qytetari: -Salla Operative?
-Salla Operative e Policisë: -Po zotni.
Qytetari: E ka ndërruar gjë policia orarin e Muzikës dhe të ndotjes akustike edhe pas orës 24.00 siç është rregulli i vendosur kudo në Shqipëri?
SALLA: Në asnjë mënyre. Ku ka muzike ? Deri ne orën 24.00 fiks.
Qytetari -Hapni dritare dhe do dëgjoni edhe ju ne polici...,
SALLA:-Po njoftojme menjëherë shëbimet tona .Faleminderit!
Muzika vazhdon deri në oren edhe pas orës 01.00..
Shërbimet e Policise kanë humbur !
. Policia lejon orarin e ndotjes akustike me muzike edhe pas orës 24.00 ?!
ORA 24.45:, ORA 01.15- ALO, SALLA E POLICISË?…
NË Sallë bie zilja por Salla eshtë në gjumë!……….….(nani-nani…)
Ndaj qytetarët pyesin me te drejtë:
–KUSH E BEN LIGJIN NE SARANDË?
VETËM NE VENDET AFRIKANOJUGORE ka anarshi te tille dhe frike të policise nga ndotësit e qetësisë publike....
Mbetet të pyesim direkt zotin Hoxha, zotin MINISTËR.
-TE CILA POLICI DUHET TE ANKOHEMI?../saranda News.al///..///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade