Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shprehu sot mirënjohje për të gjitha forcat zjarrfikëse në terren, të cilët po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve në vend.
Kumbaro theksoi se, prej dy ditësh po punohet me të gjitha forcat për fikjen e zjarreve në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, i cili vijon të jetë i mbyllur për vizitorët këto ditë për të siguruar mirëqenien e gjithë pushuesve.
“Parku Natyror sot është i sigurt, por beteja me flakët vazhdon pa pushim në fshatrat përreth me angazhimin e të gjitha forcave në terren, nga Forcat Zjarrfikëse, tek Emergjencat Civile, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura”, shkroi ministrja, në një postim në rrjetet sociale, teksa shprehu mirënjohje për të gjitha forcat në terren.(Gjergji MIMA).///


ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI