SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Agjencia turke e lajmeve AA: Ksamili, perla e bregdetit shqiptar

Destinacioni i njohur turistik i Ksamilit në jug të Shqipërisë vazhdon të jetë një vend i preferuar për turistët e huaj dhe vendas, shkruan sot Fatjon Cuka për agjencinë turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Ksamili si njësi administrative është pjesë e Bashkisë së Sarandës, që gjithashtu shquhet për vijën bregdetare që tërheq shumë turistë, sidomos gjatë stinës së verës.

Një nga destinacionet turistike më të njohura në Ballkan, Ksamili me ujërat e kristalta të Jonit, bukuritë natyrore dhe ishujt e vegjël i magjeps vizitorët.

Për periudhën janar-gusht 2025, Shqipëria ka mirëpritur rreth 9 milionë vizitorë të huaj, rreth 500 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Autoritetet shqiptare gjithashtu kanë synimin që “Ksamili 2030” të jetë model mesdhetar në çdo aspekt, shkruan AA./(Oliver SERANI).///

Pamje nga Ksamili

1 nga 5

error: