Shërbimi Meteorologjik Uhstarak njoftoi sot se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas njoftimit, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit si dhe zonën e qendrës reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Prej orëve të pasdites dhe më pas moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Era pritet të fryejë me drejtim nga jugu me shpejtësi mesatare 8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregdetare dhe zonave luginore rrit shpejtësinë deri në 18 m/sek, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Sigla | |
| Shkodër | 20/29 | Re shi diell |
| Kukës | 18/28 | Re shi diell |
| Lezhë | 20/28 | Re shi diell |
| Dibër | 16/27 | Re shi diell |
| Durrës | 21/30 | Re shi diell |
| Tiranë | 23/31 | Re shi diell |
| Elbasan | 22/32 | Re shi diell |
| Berat | 20/33 | Re shi diell |
| Vlorë | 22/32 | Re shi diell |
| Korçë | 16/30 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 18/32 | Re shi diell |
| Sarandë | 20/32 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade