Një ditë pas miratimit në Kuvend të programit të ri qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj do të betohen sot në Presidencë.
Ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë do të zhvillohet në orën 10:00. Pas betimit, kreu i qeverisë, siç ka vepruar edhe vitet e mëparshme, pritet që të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re, që shënon zyrtarisht nisjen e mandatit të katërt.
Seanca plenare e një dite më parë në Kuvend zgjati vetëm 25 minuta, pasi u ndërpre pas debateve mes palëve për shkak të fjalimit të ministres virtuale e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, fjalë e cila u vendos nga teksa po fliste kryeministri Edi Rama. Qeveria e re mori 82 vota mes zhurmës e kundërshtive nga opozita.
Qeveria e re e miratuar në Kuvend:
Edi Rama, Kryeministër
Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”
Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj, Ministër i Financave
Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Arsimit
Evis Sala, Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit
Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka, Ministër Shteti dhe Kryenegociator
Adea Pirdeni, Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. (Marseda QEFALIA).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI