Më 13 tetor 1931 lindi Dritëro Agolli (1931–2017), figurë e shquar e letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Ai ishte poet, prozator, publicist dhe politikan, i cili përmes veprave të tij solli një frymë të re në letërsinë shqipe, duke prekur me ndjeshmëri jetën e përditshme, tokën, fshatarin dhe shpirtin e popullit.
Për vite me radhë Dritëroi qëndroi në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, post të cilin e mori në vitin 1973, duke patur ndikimin të fuqishëm në zhvillimin kulturor e artistik të vendit. Ai gjithashtu punoi edhe si gazetar në të përditshmen “Zëri i Popullit”.
Dritëroi shkroi poezi, poema, tregime, novela, romane, drame dhe skenarë filmash. Vepra e tij poetike më e shquar, është “Nënë Shqipëri” ku përvijohen traditat heroike të vendit. Në prozë, bëri emër sidomos me romanin “Komisari Memo”, si dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Vepra e fundit e Dritëro Agollit është libri me poezi “Prit edhe pak”, kushtuar bashkëshortes Sadije.
Kolosi i letërsisë shqiptare vdiq në moshën 85-vjeçare, më 3 shkurt 2017.(Edlira RUZI)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI