Nga Agron LLAKAJ
(Homazh për muzikantin Dhimitër PERI )
Lamtumirë Miço-ja ynë i dashur!
Në vitin 1976, atje ne Pallatin e kulturës në Memaliaj…,për herë të parë ti u ule ne piano të me testoje mua për këngëtar, e sa u lodhe e sa herë u nevrikose, e sa herë bërtisje ” mbaje ritmin more kokëqip!”…por nuk u dorëzove. Herë me piano e herë me firzamonikë, për rreth 10 vite unë këndova nën shoqërimin tënd Dhimitër (Miço) i dashur…,
Ti dhe shumë për atë qytet në lëvizjen artistike amatore, i pa lodhur, i pa përtuar…,sa koncerte e anketa e premiera estrade kemi bërë, e ku nuk shkuam turne duke bërë dhe rritjen time artistike…,akademia ime e parë e artit, e kemi shkuar sektor më sektor të minierës duke ju çuar pak argëtim heronjve me fytyra të nxira nga qymyri..,dhe Ti gjithmonë i qeshur dhe plot humor…Miçua jonë…,natyrshëm që në rrugëtimin tim artistik Ti mbetesh një gur themeli.
Sot Ti nisesh në udhëtimin e fundit duke lënë mbrapa shumë dhimbje por dhe shumë dashuri.
Qofsh në parajsën e Zotit Miçoja jonë!
Mirënjohje pa fund për gjithçka edhe për dashurinë njerëzore Dhimitër Peri!
(Mësuesi dhe muzikanti Dhimitër PERI, ishte pjesë e një plejade të papërsëritshme, artistësh që lanë shenjë me pasionin e tyre të rrallë në qytetet Tepelenë e Memaliaj, duke kultivuar qindra talente të reja e duke dhuruar emocione në shumë premiera të koncerteve, teatrove te estradës, etj.,etj,.MIRËNJOIHJE E VENERACION PËR FIGURA TE TILLA SI DHIMITËR PERI, THOMA MILAI., SPIRO KRECI, etj,.(SARANDANEWS.AL).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI